TOP 10 PLAYERS
Jones i treti, Dardani i pesti
25 October, 2013 @13:15
Dy basketbollistë të Sigal Prishtinës janë futur në TOP 10-shen e lojtarëve më të mirë të xhiros së dytë të Balkan League-së, ka njoftuar portali ekskluziv për basketboll, Eurobasket.
Në llogarinë që e bën ky portal në bazë të statistikave dhe formulës speciale, fundori i Sigal Prishtinës, Kendrick Jones, ka arritur që të hyjë në TOP 3 derisa, Dardan Berisha ka arritur të zë vendin e pestë në kuadër të dhjetëshes më të mirë të xhiros së dytë të Balkan League.
Vendi i parë i ka takuar serbit Ivan Miskovic të ekipit të Kumanovës, derisa i dyti në këtë listë ka qenë Stanimir Marinov, bullgari që u dallua në ndeshjen e humbur të ekipit të tij këtu në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve ndaj Sigal Prishtinës.
Kendrick Jones ka qenë basketbollisti më i vlerësuar i xhiros së parë të Balkan League duke qenë i pari në TOP 10, derisa pas tij janë renditur Ivan Miskovic, Nemanja Vranjes, Slobodan Bozovic, K’Zell Wesson, Manuel Johnson, Fred House, Hristo Zahariev, Milandin Pekovic dhe Rade Dzambic.
TOP 10 e xhiros II në Balkan League:
1 | Ivan Miskovic | Kumanovo | ||
2 | Stanimir Marinov | Balkan | ||
3 | Kendrick Jones | Sigal Prishtina | ||
4 | Austin Dufalut | Kozuv | ||
5 | Dardan Berisha | Sigal Prishtina | ||
6 | Noah Dahlman | Balkan | ||
7 | Slobodan Bozovic | Kozuv | ||
8 | Igor Mijajlovic | Kozuv | ||
9 | Drago Pasalic | Galil Gilboa | ||
10 | Amit Simhon | Galil Gilboa |