Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OLYMPIACOS

Kampioni nuk rrëzohet

euroleague.net

Kampioni nuk rrëzohet


25 October, 2013 @1:16

Mbrojtja e fortë, ia solli fitoren kampionit aktual të Europës, Olympiacos, ndaj Galatasaray Liv Hospitalit. Loja e mirë e superyllit Vassilis Spanoulis, u mundësoi grekëve që ta përfundojnë pjesën e parë në epërsi 42-30.

Në çerekun e tretë, skuadra turke kaloi në epërsi me ndihmën e lojtarit me përvojë nga NBA, Carlos Arroyo, megjithatë djelmoshat e trajnerit Ergin Ataman nuk arritën ta ruajnë epërsinë dhe e përfunduan çerekun e tretë në dizavantazh, 57-59.

Shpresa e Gallatës, u shua tërësisht në çerekun e fundit, kur Olympiacosi u shtrëngua në mbrojtje më shumë. Presioni në mbrojtje, ndikoi në tentimet e shumta të pasuksesshme të skuadrës turke, të cilat ishin të pasakta dhe kështu ndeshja përfundoi në favor të kampionit aktual, me rezultat 78-67.

MVP i vitit të kaluar, Vassilis Spanoulis, shkëlqeu me 18 pikë e 3 asistime, ku u ndihmua edhe nga Matthew Lojeski me 15 pikë dhe Brent Petway me 11 sosh.

Ndërsa në anën tjetër, 22 pikët e Nate Jawai, nuk mjaftuan për fitoren e turqve. 


Video

Galatasaray-Olympiacos



 
Të gjitha lajmet nga Euroleague