PRIZREN
S’ka bojkot te Bashkimi, ka sponzor!
24 October, 2013 @10:29
Pas një lajmi të botuar në të përditshmen Sport Plus se lojtarët e Bashkimit janë në bojkot për shkak të vonesës së rrogave, klubi prizrenas ka reaguar në faqen e saj të Facebook-ut.
Në reagimin e klubit prizrenas thuhet se ky lajm aspak nuk ka të bëj me të vërtetën, derisa basketbollistët kanë marrë pagat e tyre me kohë.
Ndër të tjera, Bashkimi ka arritur marrëveshje me kompaninë e sigurimeve Kosova e Re, fakt të cilin klubi prizrenas e bëri të ditur gjithashtu përmes Facebook-ut.
Bashkimi ka humbur dy ndeshjet e para të kampionatit nga Peja dhe Sigal Prishtina, derisa ka nisur fitore ndaj ekipeve të ardhura në Superligë këtë edicion Besës dhe Kastriotit. Këtë fundjavë Bashkimi luan ndaj Trepçës në Malishevë si mysafir.