Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CABADAK

Dy fitore nuk janë asgjë!

BOROZANI/ Erdis Driza

Dy fitore nuk janë asgjë!


23 October, 2013 @21:21

Në konferencën për shtyp pas fitores në Balkan League ndaj skuadrës bullgare Balkan, ka folur trajneri i Sigal Prishtinës, Ceyhun Cabadak.

“Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pas fitores në ndeshjen e parë në Ballkan Ligë dhe po ashtu rëndësi të veçantë kishte edhe për Kosovën në përgjithësi dhe ne e kaluam këtë fazë me sukses,” e filloi fjalimin e tij trajneri turk.

Cabadak e tërhoqi vëmendjen të gjithëve duke thënë se dy fitoret e para të regjistruara në BIBL nuk kanë shumë ndikim pasi që në këtë ligë ka shumë skuadra cilësore.

“Tani kemi dy fitore dhe do të udhëtojmë në Izrael për të luajtur një ndeshje shumë të fortë ndaj Galil Gilboas.”

“Në këtë ligë ka shumë skuadra cilësore dhe këto dy fitore nuk do të thotë asgjë për ne, sepse stinori është shumë i gjatë.”

Në fund Cabadak i kritikoi edhe mediat vendase, duke thënë se interesimi i gazetarëve siç ishte sonte në ndeshje, nuk po ndodh njëjtë edhe në ndeshjet e tjera të Superligës së Kosovës.

Në konferencë ishte i pranishëm edhe basketbollisti Dardan Berisha, i cili tha se pajtohet me deklaratat e trajnerit të tij dhe shpreson që skuadra të vazhdojë në këtë mënyrë edhe në ndeshjet e ardhshme, si në Ligën e Kosovës, ashtu edhe në Balkan League.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League