Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI LOKAL

Peja, e kampiones

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Peja, e kampiones


27 October, 2013 @21:56

Derbi lokal pejan në basketboll, i kthyer në qytetin e Pejës pas diku rreth 15 viteve i ka takuar kampiones aktuale të Kosovës, Pejës.  Borozani.com

Peja ka mposhtur lehtë Besën, e cila si një skuadër e re në moshë nuk ka qenë rivale e denjë përgjatë pjesës më të madhe të ndeshjes. 

Në fakt Besa, ka rivalizuar mjaft mirë kundërshtarin e saj shumë më të fuqishëm në çerekun e parë dhe gati ka qenë për ta përmbyllur atë në epërsi, por ekipi i Danijel Lutz ka nisur të krijojë epërsi në çerekun e dytë, epërsi të cilën sa ka kaluar koha e ngritur edhe më shumë për të fituar ndeshjen me 21 pikë diferencë, 76-97. 

Kjo ka qenë fitorja e katërt e Pejës në Superligë, derisa Besa ka regjistruar humbjen e pestë nga pesë ndeshje dhe ende është në kërkim të fitores së parë në stinorin debutues të tyre në Superligë. 

Më të dalluarit në ekipin fitues kanë qenë: Fred House me 19 pikë, Vedran Morovic me 18 si dhe Valdet Grapci me 14 sosh. 

Në anën tjetër te Besa, e cila ende pret fitoren e parë ka qenë në epërsi në pesë minutat e para të ndeshjes 17-11, por pastaj gjithçka ka rënë në ujë. Sidoqoftë, basketbollistët e huaj edhe këtu kanë qenë më të dalluarit ku, Quentin Demeritte ka shënuar 25 pikë, duke qenë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes, pastaj David King ka shënuar 21 e Kevin Dukes 13 pikë tjera në humbjen e pestë të debutuesit në Superligë.

Danijel Lutz, trajneri i Pejës, në këtë ndeshje nuk ka shfrytëzuar fare Drilon Hajrizin, Gerti Shimën, Endrit Hysenagollin dhe Rron Grapcin. 



REZULTATI, Sipas çerekëve

Besa-Peja 76-97 (24-25; 38-50; 55-73 dhe 76-97)


Statistikat individuale te Besa

1 Quentin Demeritte 25 pikë 7 asistime 4 kërcime
2 David King 21 pikë 1 asistim 4 kërcime
3 Kevin Dukes 13 pikë 6 asistime 2 kërcime
4 Dmitry Sviridov 8 pikë 1 asistim 5 kërcime
5 Arti Hajdari 4 pikë 1 asistim 1 kërcim
6 Arian Çollaku 3 pikë 1 kërcim
7 Dion Basha 2 pikë


Statistikat individuale te Peja

1 Fred House 19 pikë 1 asistim 3 kërcime
2 Vedran Morovic 18 pikë 3 asistime 1 kërcim
3 Mirza Ahmedbasic 18 pikë 3 asistime 5 kërcime
4 Valdet Grapci 14 pikë 2 kërcime
5 Samir Shaptahovic 13 pikë 2 asistime 4 kërcime
6 Georde Oduwufa 11 pikë 1 asistim 3 kërcime
7 Fahri Breca 4 pikë 1 asistim 1 kërcim

RTV 21 - DRITA

Drita s’njeh kundërshtarë

FBK Superliga

Drita s’njeh kundërshtarë

27/10/13 @ 20:51

MALISHEVË

Zgjohet Trepça

FBK Superliga

Zgjohet Trepça

27/10/13 @ 20:26

SUPERLIGA

Dita e debutimeve

FBK Superliga

Dita e debutimeve

27/10/13 @ 09:25

FERIZAJ

Sigal Prishtina fiton në qetësi

FBK Superliga

Sigal Prishtina fiton në qetësi

26/10/13 @ 22:20

GRUPI A

Kanarinat fluturojnë me fitore

Euroleague/Sportistë shqiptarë në botë

Kanarinat fluturojnë me fitore

25/10/13 @ 22:21

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

20/07/23 @ 12:14

TRANSMETIMI ONLINE

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

19/07/23 @ 11:39

FAVORIT MYSAFIRËT

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

19/07/23 @ 11:07

VIZITË E RËNDËSISHME PËR FEDERATËN

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

18/07/23 @ 22:33

LISTA PËRFUNDIMTARE

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

18/07/23 @ 20:37

MEMEDI TE YLLI!

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

17/07/23 @ 23:19

FLET SELEKTORI

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

FBK Superliga/Përfaqësueset e tjera/International

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

17/07/23 @ 16:44


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga