TRANSFERI I FUNDIT
Rekord minuta për Brecën në Pejë
28 October, 2013 @14:47
Fundori i Pejës, Fahri Breca, i cili ishte transferi i fundit i Pejës para fillimit të stinorit të ri, mbrëmë ka pasur minutazhën më të lartë për ekipin e tij nga të gjitha takimet e deritashme.
Derisa, më parë Breca futej maksimalisht 5 minuta në lojë për të zëvendësuar ndonjërin prej fundorëve tjerë, si Samir Shaptahovic e Vedran Morovic, Breca mbrëmë ka arritur të luaj gati gjysmën e ndeshjes me rivalin lokal të Pejës, Besën.
Peja, pritshëm fitoi Besën në derbin lokal, derisa Breca 28 vjeç luajti për 19 minuta e 11 sekonda për ekipin e tij të ri.
Në këto minuta Breca, ish basketbollist i Sigal Prishtinës, ka shënuar 4 pikë, ka regjistruar 1 asistim dhe 1 kërcim, derisa saktësia e tij nga gjuajtjet zonale ka qenë 33% duke shënuar 2 herë nga 6 tentime.