LAKERS
Në rregull, edhe pa Koben
30 October, 2013 @11:31
Në derbin e Los Angelesit, fitues doli skuadra e Lakersit, që luajti pa super yllin botëror, Kobe Bryant.
Fakti kryesor i fitores ishte ndihma e rezervistëve të Lakersit, të cilët shënuan 76 pikë, që do të thotë se është një shenjë e mirë për skuadrën e trajnerit Mike D’Antoni, ngase po i mungon arma kryesore Bryant.
Më i miri tek Lakersat, ishte Xavier Henry, i cili shënoi 22 pikë, ku kjo shifër ishte rekord në karierën e tij, gjithashtu spanjolli Paul Gasol, dha kontribut me 15 pikë e 13 kërcime.
Në anën tjetër u dallua Blake Griffin me 19 pikë, por nuk mjaftuan për fitore të Clippërsave.
Ndeshja e tretë e mbrëmjes, ndërmjet Indianas dhe Orlandos, fitues doli skuadra vendase.
Pacers e mposhti kundërshtarin me rezultat 97-87. Paul George, shkëlqeu me 24 pikë, 6 kërcime e 5 asistime.
Video
Përmbledhja e ndeshjeve