Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - RAHOVECI

Superndeshje në Karagaç, fundi dramatik

FOTO / Korniza

Superndeshje në Karagaç, fundi dramatik


20 January, 2021 @18:57

Ndeshja e dytë e ditës së sotme, në mes të Pejës dhe Rahovecit, ka dhuruar spektakël, sidomos kah fundi i ndeshjes.

Në minutat e fundit të ndeshjes, rezultati ishte i ngushtë, por krahas tentimeve të Rahvecit, Peja arriti ta ruaj epërsinë dhe e mposhti kundërshtarin me rezultat 90-85.

Marko Perovic me 25 pikë ishte koshashënuesi më i mirë i Pejës, derisa shkëlqyen edhe Brandon Walters me 24 pikë e 15 kërcime dhe Dardan Berisha me 22 pikë, 7 asitime e 5 kërcime.

Te Rahoveci Marvin Jones me 35 pikë, Isaiah Traylor me 25 pikë dhe Alban Veseli me 16 pikë ishin të vetmit me pikë dyshifrore.

TABELA AKTUALE

Peja në 3 ndeshjet e zhvilluara me Rahovecin sivjet, ka 2 fitore e 1 humbje.

Skuadra e Pejës me 11 fitore e 5 humbje gjendet në pozitën e tretë, kurse Rahoveci me 12 fitore e 4 humbje gjendet në krye të Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga