NDËRRIME NË FTESA!
Sylvinho fton edhe një lojtar të ri te Shqipëria
Teskti: FSHF
8 October, 2024 @15:24
Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai. Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.
TABELA AKTUALE, REZULTATET DHE ORARI
Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.
Gjatë shtatorit Shqipëria arriti një fitore dhe një humbje në Grupin 1 të Ligës B të Kombeve. Pasi mposhti Ukrainën jashtë, u mposhtë nga Gjeorgjia brenda. E në tetor të përzgjedhurit e Sylvinhos i presin dy duele jashtë vendit, ku kuqezinjtë ndeshen me Çekinë më 11 tetor e pas kësaj më 14 tetor shkojnë në Gjeorgji.