Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FOTIS TAKIANOS

Takianos: Fituam sepse luajtëm me zemër, jo pse ishim më të mirë

Takianos: Fituam sepse luajtëm me zemër, jo pse ishim më të mirë


25 April, 2021 @19:36

Trajneri i Rahovecit, Fotis Takianos, duke e komentuar fitoren e sotme përballë Golden Yllit, tha se skuadra e tij fitoi falë asaj që luajti me zemër.

RAPORTI I NDESHJES

“Së pari dua t’i urojë lojtarët dhe ekipin për fitore në këtë ndeshje shumë të vështirë. Fituam falë asaj që luajtëm me zemër dhe jo pse ishim të mirë në lojë. Në pjesën e parë e kontrolluam lojën në tërësi dhe dominuam në aspektin defansiv dhe ofansiv përballë kundërshtarit. Në pjesën e dytë e kemi pritur një reagim më agresiv të kundërshtarit. Gjatë ndeshjes patëm shumë topa të humbur, sa që fitorja ishte gati e pamundur, por ne fituam”, tha ndër tjerash Takianos për Art Sport.

Rahoveci me këtë fitore avancon me rezultat 1-0 në serinë gjysmëfinale të Play Off-it.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga