Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONTRATË AFATGJATE

Talenti Olsi Kurtaj, nënshkruan me Pejën

Foto: FIBA

Talenti Olsi Kurtaj, nënshkruan me Pejën


12 August, 2022 @15:16

Lojtari i ri pejan, Olsi Kurtaj, do të mbrojë ngjyrat e ekipit të qytetit në edicionin e ri të Superligës, 2022/23.

Kurtaj, që llogaritet të jetë shpresë e basketbollit pejan, duke ditur se është ndër më të mirët te Kosova U18, ka marrë kontratë afatgjate me verdhezinjtë.

Sipas njoftimit, Kurtaj ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me KB Peja.

“KB Peja njofton se ka nënshkruar kontratë me lojtarin e talentuar nga Peja, Olsi Kurtaj. Lojtari, i cili është 18 vjeçar dhe ndër lojtarët më të mirë në Kosova U18, ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me ekipen tonë dhe mendohet të jetë e ardhmja e basketbollit pejan. Mirë se vjen në folen e Shqiponjave, Olsi!” - ka shkruar njoftimi i KB Peja.

Përndryshe, Kurtaj luan në pozitën 1, ndërsa është i lindur më 11 maj të vitit 2004.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga