CONSTANTINIDES - PARA NDESHJES
Tash na pret pjesa e dytë
19 April, 2016 @21:14
Trajneri qipriot i Sigal Prishtinës, Antonis Constantinides është vetëm 24 orë para triumfit të dytë madhor me ekipin e tij pas Kupës së Kosovës.
Sigal Prishtina nesër mbrëma në Tivar luan ndeshjen e kthimit final të ligës ballkanike, ndërsa ka 14 pikë epërsi nga përballja e parë e zhvilluar në Prishtinë.
“Jemi të vetëdijsëm se me fitore në ndeshjen e parë nuk ka përfunduar asgjë. Ajo ishte pjesa e parë, tash na pret e dyta. Synim e kemi për të fituar trofeun dhe për ta sjellë atë në Prishtinë,” ka thënë Constantinides për faqen zyrtare të FBK-së sot.
“Jam optimist se do ta kurorëzojmë edicionin e sivjetëm të BIBL me sukses. Këtë e them pasi që kam besim te lojtarët dhe ekipi në përgjithësi,” ka shtuar qiprioti.
Ndeshja Mornar - Prishtina zhvillohet nesër mbrëma me fillim prej orës 20.