Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SONTE SIGAL PRISHTINA PËRBALLË AEK-ut

Të bashkuar për sukses

Ekipi i Sigal Prishtinës/ BOROZANI/ D.S.

Të bashkuar për sukses


1 December, 2015 @9:59

Basketbollistët e Sigal Prishtinës sonte do t’i dalin përballë qipriotëve të AEK Larnacas në ndeshjen e fundit të fazës së parë grupore të FIBA Europe Cup. 

Viti i debutimit të Sigal Prishtinës në këtë garë mund të vazhdojë me suksesin bardhekaltër nëse këta arrijnë sonte fitore ndaj AEK-ut, dhe në anën tjetër, Energia mposht Astanan nesër. 

DEKLARATA E KAPITENIT AZEMI PARA NDESHJES

Sidoqoftë, ashtu si thanë dje trajneri Marjan Ilievski, por edhe Edmond Azemi - atmosfera në ekip është e mirë dhe pranë publikut vendas, bardhekaltërit do të bëjnë gjithçka për fitore. 

DEKLARATA E ILIEVSKIT PARA NDESHJES

Derisa Sigal Prishtina pret edhe rezultatin e ndeshjes së nesërme, për qipriotët puna është më e lehtë për fazën e radhës. Ata me fitore sonte do të kualifikohen sigurt pavarësisht rezultatit të ndeshjes së nesërme. 

SI MUND TË SHKOJË PRISHTINA SI E TRETA?

Sigal Prishtina ka shënuar fitore në të gjitha ndeshjet e deritashme të zhvilluara në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kuadër të FIBA Europe Cup, prandaj kjo jep shpresë në rezultat pozitiv edhe sonte. Për më tepër, mundësia është që të shkohet edhe si vendi i tretë më i mirë, por aty fati do të dihet pasi që të zhvillohen të gjitha ndeshjet e konferencës.



Duelet e fundit:

1 dhjetor 2015 Sigal Prishtina - AEK
2 dhjetor 2015 Astana - Energia


TABELA AKTUALE E GRUPIT K:

1 Energia RUM 9 pikë 4 fitore - 1 humbje
2 AEK Larnaca QIP 7 pikë 2 fitore - 3 humbje
3 Sigal Prishtina KOS 7 pikë 2 fitore - 3 humbje
4 Astana KAZ 7 pikë 2 fitore - 3 humbje

 
Të gjitha lajmet nga