Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROBASKET

Të enjtën hedhet shorti për Eurobasket, këto janë vazot…

Të enjtën hedhet shorti për Eurobasket, këto janë vazot…


27 April, 2021 @16:38

24 shtetet më të forta në Evropë, të enjtën më 29 prill në ora 13:00 do të mësojnë shortin i cili do të hedhet në Berlin, për t’i përcaktuar grupet e Eurobasket 2022.

Shtetet janë të ndara në 6 vazo me nga 4, ndërsa në vazon e parë janë fuqitë e basketbollit evropian si Spanja, Serbia, Greqia dhe Franca.

Finlanda e Edon Maxhunit në short do të tërhiqet nga vazoja e katërt.

Eurobasket 2022 do të mbahet në bashkorganizim nga Republika Çeke, Gjeorgjia, Gjermania dhe Italia.

Gara më prestigjioze në basketbollin evropian do të luhet më 1-18 shtator 2022.


 
Të gjitha lajmet nga Eurobasket