Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBNOR RIFATI

Te ne nuk ndihet mungesa e askujt

Te ne nuk ndihet mungesa e askujt


3 March, 2022 @23:40

Trajneri i Prizreni’16 Arbnor Rifati ka qenë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij ndaj Vllaznisë sonte, derisa fituan ndeshjen dhe kapën për momentin pozitën e tretë në renditjen e Ligës Unike.

“Luajtëm ndaj një ekipi që është i fundit në renditje dhe për ne ka qenë ndeshje e rëndësishme, pasi që jemi gjashtë skuadra që po luftojmë për PlayOff. I kam sugjeru lojtarëve të marrin seriozisht kundërshtarin, ndërsa pasi që siguruam fitoren, u kam dhënë rastin edhe lojtarëve të rinj, që ishin edhe ajka e ndeshjes,” ka thënë ndër të tjera Rifati pas ndeshjes.

Kurse, sa i përket largimit të njërit ndër lojtarët më të mirë që kishte, Courtney Fells, ai ka thënë se ekipit të tij nuk i mungon askush. 

“Te ne nuk ndihet mungesa e askujt. Klubi Prizreni’16 është klub që luan lojë kolektive. Asnjë lojtar nuk mund të performojë pa pasur ndihmën e bashkëlojtarëve, prandaj te ne me rëndësi është kimia dhe baza që kemi krijuar ndër vite. Përndryshe, nuk brengosem për lojtarët e larguar, në anën tjetër kjo është edhe në të mirën e klubit tonë, pasi që jemi si servis i lojtarëve për ekipet tjera. Si do që jetë, secili zgjedh rrugën e vetë, ndërsa ne jemi të fokusuar si Prizreni’16 në Ligën Unike dhe kampionat, dy luftëra për të cilat garojmë deri në fund,” ka shtuar Rifati.

Prizreni’16 pas pushimit dimëror së pari humbi playmakerin Ivan Koljevic me përvojë, i cili kaloi te Rahoveci. Ndërsa javën e kaluar nga klubi u largua edhe Fells, që kaloi te Peja, ku debutoi sonte.

Rifati ka reaguar menjëherë, duke marrë Xavier Cannafax dhe Darrell Davies si zëvendësime për të larguarit.

E Prizreni’16 është aktualisht me bilanc 7-4 në Ligën Unike dhe mbanë pozitën e tretë. Kurse në Superligë me dy ndeshje më pak se rivalët është në pozitën e pestë, me bilanc 12-6.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike