Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEUTA - RAHOVECI

Teuta i rikthehet fitores, mposhtë Rahovecin

Teuta i rikthehet fitores, mposhtë Rahovecin


26 January, 2022 @19:50

Basketbollistët e Teutës së Durrësit i janë kthyer fitores, pasi që kanë kaluar KB Rahovecin sonte në përballjen e parë të xhiros së nëntë të Ligës Unike. Teuta kishte humbur në xhiron e kaluar nga Peja, ndërsa tash me fitore ndaj Rahovecit iu kthye fitores në Ligën Unike.

Durrësakët e drejtuar nga Melzin Lazimi kanë pasur 15 pikë epërsi kur hynë në çerekun e fundit, e 10-minutëshin e fundit e luajtën pa shumë brenga sa që për pak u kushtoi, derisa Rahoveci u afrua krejtësisht për t’ua rrezikuar fitoren - që në fund nuk ndodhi.

Kështu, Teuta arriti fitoren e pestë të stinorit në kuadër të Ligës Unike karshi katër humbjeve që i ka, derisa Rahoveci ka pësuar për herë të gjashtë këtë stinor aty, për të bërë bilansin 3-6.

Te fitorja 83-80 [23-17, 22-23, 24-15, 14-25] e Teutës më efikasi ka qenë Tamas Bruce me 20 pikë, ndërsa me 16 pikë luajti Calvin Whipple. Bruce kreu lojën me double-double, pasi që bëri edhe 15 kërcime e 3 asistime gjatë lojës.

Te Rahoveci Milik Yarbrough dha gjithçka nga vetja në secilin sekond të ndeshjes, pasi që s’pushoi fare - por 35 pikët e tij, 8 kërcime, 2 asistimet nuk mjaftuan për një rikthim senzacional të vreshtarëve në bregdet.

Përndryshe, kjo është fitorja e dytë e Teutës ndaj Rahovecit këtë stinor në Ligën Unike, duke e bërë bilansin kokë-më-kokë, 2-0 në të mirë të Djemve të Detit.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike