Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA E SHQIPËRISË

Teuta mbyll vitin me Superkupë

Teuta mbyll vitin me Superkupë


24 December, 2021 @22:50

Skuadra e Teutës së Durrësit ka fituar ndeshjen finale të Superkupës së Shqipërisë në basketboll, duke e mposhtur Tiranën pas vazhdimeve.

Djemtë e detit kanë marrë me 5 pikë më shumë kohën shtesë të ndeshjes për të fituar trofeun e fundit të vitit në Shqipëri, me rezultatin përfundimtar 113-108 [34-19, 25-31, 11-29, 27-18, 16-11].

Cameron Satterwhite me 38 pikë ka qenë më efikasi te Teuta, ndërsa Tamas Bruce ka shënuar 18 të tjera në fitore. Satterwhite bëri edhe 10 kërcime, për të kompletuar fitoren me double-double.

Në anën tjetër te Tirana më efikasi ka qenë Reggie Clark me 35 pikë të shënuara, ndërsa double-double i qendrës Endrit Hysenagolli nuk mjafoi. Ai kreu ndeshjen me 16 pikë e 14 kërcime.

Kështu, ekipi i drejtuar nga Melzin Lazimi që garon edhe në Ligën Unike ka mbyllur vitin me një sukses të madh, para festave të fundvitit.

Tirana ndërkaq pas ndeshjes përmes një postimi në Facebook ka shkruar se arbitrat me vendimet e tyre tendencioze ndikuan drejtpërdrejt në rezultat, duke prishur atmosferën e një ndeshjeje fantastike në parket dhe që sillte emocione për tifozët. KB Tirana ka kërkuar që FSHB të marrë masa ndaj arbitrave të sontëm, Gilbert Hoxha dhe Fation Malevi!


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike