Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA MBARËKOMBËTARE 2022

Teuta tërhiqet, Superkupa Mbarëkombëtare me 3 ekipe!

Teuta tërhiqet, Superkupa Mbarëkombëtare me 3 ekipe!


4 October, 2022 @8:56

FBK ka bërë të ditur se skuadra nga Durrësi, Teuta, është tërhequr nga mesjava me Superkupë Mbarëkombëtare në kuadër të Ligës Unike, ndërsa arsyet që ka përmendur thuhet të jenë shëndetësore të ekipit në fjalë.

Kjo bën që skuadra e Tiranës të kalojë direkt në finale të garës dhe të pret kundërshtarin që vjen nga përballja ndërmjet Yllit dhe Trepçës, që luhet një ditë më parë!

“Më 5 dhe 6 tetor do të zhvillohet Superkupa Mbarëkombëtare. Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “Minatori” të Mitrovicës. Takimi i parë gjysmëfinal ishte paraparë të zhvillohet mes Teutës së Durrësit dhe Tiranës, megjithatë, skuadra durrësake ka probleme, pasi disa basketbollistë kanë probleme shëndetësore dhe kjo ndeshje nuk do të zhvillohet. Tirana kualifikohet direkt në finale,” ka shkruar FBK në njoftim.

Tash orari i ndeshjeve të Superkupës, ku do të jetë mysafir edhe numri një i FIBA Botës, nuk ka ndryshuar, veçse do të luhet një ndeshje më pak!

Superkupa Mbarëkombëtare

E mërkurë:

19:00 Trepça-Ylli

E enjte

20:00 Finalja e madhe (Fituesi Trepça-Ylli vs. Tirana)

“Përballje e zjarrtë zhvillohet mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Mitrovicasit janë fitues të Kupës së Kosovës, ndërsa therandasit janë kampionë të Kosovës dhe kishin fituar Superkupën Mbarëkombëtare, edicionin e kaluar, apo për herë të parë në histori. Finalja e madhe do të zhvillohet të enjten nga ora 20:00 në Mitrovicë, ku pritet një spektakël, që nuk është parë deri më tani,” shkroi në fund njoftimi i FBK-së.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike