TRANSFER

Teuta transferon qendër amerikane
19 February, 2021 @18:55
Me vendimin e institucioneve shtetërore në Shqipëri për lejimin e zhvillimit të garave në basketboll, skuadrat i kanë përvjelur mëngët menjëherë për t’u përforcuar.
Ndër ta është edhe Teuta e Durrësit, e cila ka arritur marrëveshje me qendrën amerikane Julien Ducree.
Ducree është 206 centimetra i gjatë dhe së fundi ka luajtur për skuadrën gjermane nga Regionalliga, REWE Aupperle Fellbach, ku ka pasur mesatare prej 8 pikëve dhe 8 kërcimeve.
Për amerikanin ky është stinori i parë profesionist në Evropë.