Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GOLDEN STATE WARRIORS

Thompson me rekord stinori, Warriors me fitore

Thompson me rekord stinori, Warriors me fitore


28 January, 2016 @8:44

Në natën kur Stephen Curry sikur pushonte veten nga shënimi, Klay Thompson morri në duar shënimin e pikëve për ekipin e tij. 

Thompson përfundoi ndeshjen me 45 pikë të shënuara, që ishte rekordi personal i stinorit për të, në fitore ndaj Dallas Mavericksit 127-120. 

“Nuk mund të besoj që po fitojmë kaq shumë. Posaçërisht në shtëpi. është mirë ta mbrosh shtëpinë me fitore. Tifozët e meritojnë,” ka thënë rekorderi Thompson pas ndeshjes. 

Curry shënoi 14 pikë e 9 asistime në fitoren e radhës për ekipin e tij, ndërsa 13 pikë i shtoi edhe Harrison Barnes. 

Te ekipi humbës, më i dalluari ishte Chandler Parsons me 23 pikë të shënuara dhe 7 kërcime. 

Golden State tash ka bilanc 42-4, ndërsa Dallas ka bilanc 26-22. 


Video



 
Të gjitha lajmet nga