TIRANA - PEJA
Tirana befason Pejën, fiton me përmbysje
1 December, 2016 @20:18
Skuadra debutuese në Ligën Ballkanike, Tirana, ka shënuar fitore të madhe sonte.
Ekipi nga kryeqyteti shqiptar e mposhti Pejën me rezultat të ngushtë 76-73, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën “Asllan Rusi” të Tiranës.
Vendasit ishin më dominues gjatë çerekut të parë, të cilin e përfunduan me epërsi katër pikëshe, 19-15, ndërsa në çerekun e dytë Peja u tregua superiore në sulm duke shënuar hiq më pak se 35 pikë, për të shkuar në pushim me +17 pikë dallim, 33-50.
ÇEREK PAS ÇEREKU
Por në pjesën e dytë gjithcka ndryshoi në të mirë të Tiranës, e cila u tregua më e përqëndruar sidomos në mbrojtje, duke e “bllokuar” Pejën në vetëm 7 pikë në çerekun e tretë.
Një minutë para fundit, Peja kishte epërsi katër pikëshe, 69-73, por që atë nuk arriti ta ruajë, kurse Tirana me pikët e Endrit Hysenagollit dhe krejt në fund me trepikëshin e Griffin Ramme, arriti ta lë duarthatë Pejën.
Ish-lojtari i dikurshëm i Pejës, Endrit Hysenagolli, ishte lojtari më i dalluar te Tirana, duke shënuar 22 pikë e 6 kërcime, ndërsa te Peja u dalluan Noah Dahlman me 20 pikë dhe Mirza Ahmetbasic me 19 sosh.
Për Tiranën kjo është fitorja e tretë në Ligën Ballkanike, ndërsa për Pejën humbja e parë në këtë garë.
TIRANA
1 | Endrit Hysenagolli (30:36) | 22 pikë | ||
2 | Manuel Johnson (40:00) | 17 pikë | ||
3 | Griffin Ramme (40:00) | 16 pikë | ||
4 | Gerti Shima (40:00) | 13 pikë | ||
5 | Genti Lasku (24:29) | 3 pikë | ||
6 | Erkand Karaj (17:18) | 3 pikë | ||
7 | Abdel Gjyzeli (3:13) | 2 pikë | ||
8 | Red Vogli (4:21) | 0 pikë |
PEJA
1 | Noah Dahlman (39:18) | 20 pikë | ||
2 | Mirza Ahmetbasic (30:49) | 19 pikë | ||
3 | Alban Veseli (28:39) | 11 pikë | ||
4 | LaMarcus Reed (40:00) | 9 pikë | ||
5 | Cameron Rundles (31:48) | 6 pikë | ||
6 | Kevin Burwell (12:11) | 4 pikë | ||
7 | Arti Hajdari (8:41) | 2 pikë | ||
8 | Maxym Ivshyn (8:31) | 2 pikë |