TIRANA - PEJA

Tirana siguron fitoren, Peja mposhtet
14 November, 2021 @20:58
Tirana ka arritur të shënojë një fitore të madhe sonte në “Feti Borova” duke e mposhtur Pejën me lojë të mirë në çerek të dytë dhe të tretë, për fitoren 84-80 [18-24, 24-16, 24-17, 18-23].
Reggie Clark ka shkëlqyer sonte për Tiranën duke shënuar 23 pikë e 3 asistime, ndërsa dyshja Julian Hamati e Endrit Hysenagolli kanë kryer ndeshjen me double-double.
Hamati ka kryer ndeshjen me 19 pikë, 11 kërcime, ndërsa Hysenagolli me 10 pikë e 14 kërcime.
Në anën tjetër, te Peja nuk kanë mjaftuar pikët e Arian Çallakajt. Ai shënoi 21 pikë me 50% saktësi për tri pikë.
Ndërsa Dardan Berisha u ndalë në 16 pikë e 3 asistime sonte.
Pas kësaj ndeshjeje, Peja bëhet me bilans 2-2, ndërsa edhe Tirana me këtë fitore bëhet njëjtë, 2-2.