Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE QUARTERFINALS

TOP 5-shja e çerekfinaleve në Superkupën e Kosovës

TOP 5-shja e çerekfinaleve në Superkupën e Kosovës


23 October, 2020 @12:16

Pas ndeshjeve të përfunduara në kuadër të çerekfinaleve në Superkupën e Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e çerekfinaleve bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e çerekfinaleve të Superkupës e përbëjnë: Ty Nichols (Prizreni), Nikola Vukcevic (Bashkimi), Alban Veseli (Rahoveci), Dion Haxhosaj (Prishtina) dhe Josh Martin (Prizreni).

Prizreni e mposhti Yllin me rezultat 93-103 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Superkupës. Më të mirët e Prizrenit ishin Ty Nichols dhe Josh Martin.

Ty Nichols luajti me 25 pikë, 7 kërcime, 6 asistime, 1 top të vjedhur dhe me 1 bllokadë, kurse Josh Martin me 19 pikë, 17 kërcime, 2 topa të vjedhur, 1 asistim e 1 bllokadë.

Skuadra e Bashkimit e eliminoi nga Superkupa fituesen e Kupës së Kosovës, Pejën. Skuadra prizrenase mposhti kundërshtarin me rezultat 79-105.

Më i dalluari te Bashkimi ishte Nikola Vukcevic. Ai ishte koshashënuesi më i mirë në parket me 34 pikë, derisa luajti edhe me 7 topa të vjedhur, 4 asistime që shënoi 5 herë nga vija e treshit nga 9 tentime.

Në fitoren e Rahovecit kundër Trepçës, rol të rëndësishëm luajti Alban Veseli. Veseli e përfundoi ndeshjen me double-double prej 15 pikëve e 10 kërcimeve dhe ishte i saktë 75% nga vija e treshit.

Dion Haxhosaj i Prishtinës me double-double prej 21 pikëve e 12 kërcimeve ishte më i miri i skuadrës së Prishtinës kundër Vëllaznimit, për ta kompletuar kështu pesëshen e çerekfinaleve të Superkupës së Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga