Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (V)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (V)


23 November, 2020 @12:33

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së pestë në Ligën e Femrave në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtareve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Enisa Kamerolli (Prishtina), Arbnore Përquku (Bashkimi), Valbona Bytyqi (Penza), Sarah Mgbeike (Vëllaznimi) dhe Saranda Daci (Bashkimi).

Prishtina e mposhti Kastriotin me rezultat 70-103.

Më e dalluara ishte Enisa Kamerolli. Ajo luajti me 33 pikë, 12 asistime, 3 kërcime e 3 topa të rrëmbyer.

Bashkimi ka fituar derbin ndaj Vëllaznimit me rezultat 66-99.

Saranda Daci dhe Arbnore Përquku luajtën rolin kryesor në fitoren e skuadrës prizrenase. Daci u dallua me 29 pikë, 31 kërcime, 7 bllokada dhe 5 asistime, kurse Përquku me 15 pikë, 12 asistime e 5 kërcime.

Penza ka triumfuar ndaj Trepçës me rezultat 57-43.

Kapitenja Valbona Bytyqi me 15 pikë, 8 asistime e 4 kërcime, arriti të hyjë në TOP 5-shen e javës në Ligën e Femrave.

Në humbjen e Vëllaznimit ndaj Bashkimit, më e dalluara ishte Sarah Mgbeike me 25 pikë, 11 kërcime, 3 bllokada, 3 topa të rrëmbyer dhe 2 asistime, për ta kompletuar pesëshen e javës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave