TEAM OF THE WEEK
TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (11)
24 February, 2020 @13:40
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 11 në Ligën e Parë në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Arion Balluku (Vëllaznimi), Aron Laja (Marigona Hill Prishtina), Terrick Phillips (Vëllaznimi), Meriton Ismaili (Prishtina e Re) dhe Diamant Shabani (Istogu).
Vëllaznimi është duke e vazhduar rrugën e tij pa humbje. Në fitoren kundër Vushtrrisë, lujtën rol të rëndësishëm Arion Balluku dhe Terrick Phillips.
Balluku si zakonisht edhe në këtë ndeshje ishte në çdo pjesë të lojës. Ai luajti me 17 pikë, 10 asistime, 6 kërcime e 4 topa të rrëmbyer, derisa amerikani Phillips u veçua me 23 pikë, 8 kërcime, 3 topa të rrëmbyer e 2 asistime.
MH Prishtina e mposhti Borean në këtë xhiro. Aron Laja ishte më i miri me 17 pikë, 9 kërcime, 5 asistime e 4 topa të rrëmbyer.
Meriton Ismaili me 22 pikë e 7 kërcime, ishte më i veçuari në fitoren e Prishtinës së Re kundër Dritës.
Diamant Shabani i Istogut me 23 pikë, 13 kërcime, 6 asistime e 3 topa të rrëmbyer, ishte më i miri te skuadra e Istogut në fitoren kundër New Basketit, për ta kompletuar kështu pesëshen e javës.