TEAM OF THE WEEK
TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (13)
11 March, 2020 @0:10
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 13 në Ligën e Parë në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Granit Makolli (Prishtina e Re), Erhan Sholla (Vushtrria), Drin Makolli (AS Prishitna), Bujar Qeku (Vëllaznimi) dhe Kujtim Ujkani (Marigona Hill Prishtina).
Prishtina e Re arriti një fitore shumë të rëndësishëm kundër Boreas. Në këtë ndeshje shkëlqeu Granit Makolli, i cili ishte shumë afër shifrave magjike triple-double. Ai luajti me 18 pikë, 13 kërcime e 8 asistime.
Vushtrria e mposhti Dritën me rezultat 65-48. Si zakonisht më i miri te Vushtrria ishte Erhan Sholla. Sholla në fitoren e skuadrës luajti me 20 pikë, 5 kërcime e 2 asistime.
Në derbin lokal, fitues doli AS Prishtina ndaj Marigona Hill Prishtinës. Drin Makolli shkëlqeu me 22 pikë, 7 kërcime, 5 asistime dhe 4 topa të rrëmbyer.
Vëllaznimi, duke e mposhtur New Basketin e vazhdoi serinë e fitoreve pa humbje. Më i dalluari te skuadra gjakovare ishte Bujar Qeku që luajti me double-double prej 19 pikëve e 21 kërcimeve.
Përkundër humbjes së Marigona Hill Prishtinës ndaj AS Prishtinës, lojtari Kujtim Ujkani ishte më i miri në parket. Ujkani shkëlqeu me 27 pikë, 19 kërcime e 3 asistime, për ta kompletuar pesëshen për këtë xhiro.