Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (7)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (7)


2 December, 2019 @17:50

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së shtatë në Ligën e Parë në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Në pesëshen e zgjedhur nuk ka lojtarë nga ndeshja New Basket - Vushtrria, pasi që kjo ndeshje do të luhet më vonë.

Ekipin e javës e përbëjnë: Qëndrim Demi (Drita), Xavier Newson (Vëllaznimi), Meriton Ismaili (Prishtina e Re), Bujar Qeku (Vëllaznimi) dhe Arbër Sinani (Prishtina e Re).

Pas Vëllaznimit, skuadra më në formë në Ligë të Parë është Drita. Në fitoret e skuadrës gjilanase rol të rëndësishëm është duke luajtur Qëndrim Demi. Në ndeshjen derbi kundër AS Prishtinës, Demi luajti me 26 pikë, 10 kërcime, 5 asistime e 2 topa të rrëmbyer.

Skuadra gjakovare Vëllaznimi është e vetmja e pamposhtur deri më tani në Ligën e Parë. Në mënyrë ekipore me lojë të mirë, ata e mposhtën Kerasan Prishtinën me rezultat 63-78. Xavier Newson dhe Bujar Qeku ishin më të dalluarit në ndeshje. Newson luajti me 20 pikë e 16 kërcime, derisa Bujar Qeku me 17 pikë, 18 kërcime e 5 asistime.

Ndeshja më dramatike e xhiros së shtatë, u zhvillua në mes të Istogut dhe Prishtinës së Re. Istogu ishte shumë afër fitores, por me performancën e Meriton Ismailit në minutën e fundit, Prishtina e Re doli fituese nga ky duel. Ismaili shkëlqeu me 30 pikë, 11 kërcime, 6 asistime e 4 topa të rrëmbyer, derisa mori ndihmë edhe nga Arbër Sinani me 26 pikë e 6 kërcime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë