Të gjitha lajmet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (26)

TOP 5-shja e javës në Superligë (26)

3 March, 2020 @13:43

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 26 në Superligën e Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Valon Bunjaku (Ylli), Nigel Johnson (Peja), Stevie Clark (Bashkimi), Joshua McFolley (Rahoveci) dhe Terik Bridgeman (Bashkimi).

Edhe pse Ylli pësoi humbje nga Peja, Valoni Bunjaku shkëlqeu në parket, duke luajtur me shifrat magjike triple-double.

Valoni ishte më i miri te skuadra suharekase me 29 pikë, 10 kërcime e 10 asistime, derisa nuk ka humbur asnjë top gjatë 35 minutave sa ishte në parket.

Në anën tjetër, te Peja më i dalluari ishte Nigel Johnson me 35 pikë, 8 kërcime e 7 asistime. Johnson luajti rolin kryesore në fitoren e Pejës kundër Yllit.

Bashkimi e mposhti Prishtinën për herë të dytë në këtë sezon. Më të mirët te skuadra prizrenase ishin Stevie Clark dhe Terik Bridgeman.

Clark luajti me 17 pikë, 12 kërcime e 9 asistime, kurse Bridgeman me 22 pikë, 3 kërcime e 2 asistime.

Rahoveci doli fitues nga dueli ndaj Prizrenit. Më i miri te vreshtarët ishte Joshua McFolley me 20 pikë, 7 asistime e 4 kërcime, për ta mbyllur TOP 5-shen e javës.

PRIZRENI

Prizreni largon amerikanin Nakwasaah

2 March, 2020 @18:46

Aventura e basketbollistit amerikan të Prizrenit, Benjamin Nakwasaah, nuk zgjati shumë. Me marrëveshje të dyanshme, Prizreni e liroi lojtarin në…

RAHOVECI - PRIZRENI

Fitore ndaj Prizrenit, Rahoveci lider i Superligës!

TOPSPORTI / A.P

1 March, 2020 @20:52

Fundjava e Superligës së Kosovës në basketboll është mbyllur me fitoren e Rahovecit ndaj Prizrenit, fitore e cila e vendos…

RAHOVECI - PRIZRENI

Ç3: Rahoveci 10 minuta larg fitores ndaj Prizrenit

1 March, 2020 @20:24

Kanë mbetur edhe 10 minuta lojë në ndeshjen në mes të Rahovecit dhe Prizrenit. Rezultati aktual është 65-44 në të…

PP: RAHOVECI - PRIZRENI

Me 20 pikë epërsi mbyllet pjesa e parë

1 March, 2020 @19:48

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Rahoveci - Prizreni. Pas 20 minutave lojë, Rahoveci është në epërsi prej 20…

YLLI - PEJA

Triple-double i Bunjakut s’mjaftoi, Peja mposht përsëri Yllin

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

1 March, 2020 @19:39

Pas fitores në finalen e Kupës së Kosovës, skuadra e Pejës e mposhti Yllin edhe në Superligë.  Ndeshja e sontme…

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga