Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (4)

TOP 5-shja e javës në Superligë (4)


12 October, 2019 @10:04

TopSporti.com ka zgjedhur më të mirët e xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në pesëshen e zgjedhur nuk ka lojtarë nga ndeshja Trepça - Rahoveci, pasi që kjo ndeshje do të luhet më vonë.

Ekipin e javës e përbëjnë: Demarkus Stuckey Jr (Lipjani), Valon Bunjaku (Ylli), Malcolm Canada (Prizreni), Henrik Sirko (Peja) dhe Urim Zenelaj (Prizreni).

Lipjani pësoi nga Prizreni me rezultat 101-121, por fundori amerikan Demarkus Stuckey Jr ishte më i miri në parket. Ai luajti me 41 pikë (shifra më e lartë e javës), 7 asistime e 3 kërcime.

Valon Bunjaku i Yllit, ishte më i dalluari kundër ish-skuadrës së tij Bashkimit. Ylli e mposhti Bashkimin me rezultat 69-85 në Prizren, derisa Bunjaku ishte koshashënuesi më i mirë te skuadra nga Suhareka me 19 pikë.

Malcolm Canada në formë, për të tretën herë rresht, arriti të hyjë në pesëshen e javës me performancën e tij. Canada në ndeshjen kundër Lipjanit arriti shifrat magjike triple-double. Ai luajti me 27 pikë, 13 asistime e 11 kërcime.

Në pesëshen e javës nga Prizreni është edhe Urim Zenelaj. Qendra gjigande luajti me double-double prej 25 pikëve e 12 kërcimeve, derisa i shtoi edhe 5 asistime në statistikat personale.

Pesë e javës e mbyll lojtari kroat i Pejës, Henrik Sirko. Ai në fitoren e skuadrës ndaj Feronikelit, luajti me 25 pikë, 6 kërcime e 6 asistime. Sirko nga vija e treshit luajti me 100% saktësi (5 tentime, 5 shënime).


 
Të gjitha lajmet nga