Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (I)

TOP 5-shja e javës në Superligë (I)


30 October, 2020 @11:00

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së parë në Superligën e Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Marvin Jones (Rahoveci), Dardan Berisha (Peja), Ujkan Karanezi (Bashkimi), Drilon Hajrizi (Peja) dhe Samir Zekiqi (Ylli).

Rahoveci e hapi stinorin me fitore, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 88-65. Në këtë ndeshje më i miri te vreshtarët ishte amerikani Marvin Jones.

Jones shkëlqeu me 38 pikë, 6 kërcime, 6 asistime e 3 topa të rrëmbyer, derisa 38 pikët e tij ishte shifra më e lartë e shënuar në xhiron e parë në Superligë.

Në xhiron e parë të sezonit 2020/21, është luajtur edhe derbi në mes të Pejës dhe Prishtinës që përfundoi me fitoren e pejanëve me rezultat 107-86.

Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi me performancat e tyre arritën të hyjnë në pesëshen më të mirë të javës.

Dardani luajti me 25 pikë, 5 asistime, 4 kërcime e 3 topa të rrëmbyer, kurse Driloni shkëlqeu me double-double prej 24 pikëve e 11 kërcimeve. Hajrizi gjithashtu luajti edhe me 5 asistime e me 1 bllokadë.

Bashkimi e mposhti Trepçën në sekondat e fundit të ndeshjes me rezultat 73-72. Ujkan Karanezi ishte njëri ndër më të veçuarit te skuadra prizrenase. Ai luajti me double-double prej 13 pikëve e 12 kërcimeve.

Pesëshen më të mirë të javës së parë në Superligë, po e mbyllim me Samir Zekiqin. Ylli e mposhti Prizrenin me rezultat 77-85, derisa më i miri në parket ishte Samir Zekiqi.

Zekiqi shkëlqeu me 26 pikë, 4 kërcime e 3 asistime, derisa gjatë 40 minutave pa pushim sa ishte në parket, ai nuk e humbi asnjë top dhe shënoi 5 herë nga vija e treshit.


 
Të gjitha lajmet nga