Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - VËLLAZNIMI

Rahoveci pa problem, Vëllaznimi i kthehet Superligës me humbje

FOTO / Rahoveci

Rahoveci pa problem, Vëllaznimi i kthehet Superligës me humbje


28 October, 2020 @20:55

Skuadra e Rahovecit pa problem e mposhti Vëllaznimin me rezultat 88-65 dhe e hapi sezonin 2020/21 me fitore.

Vreshtarët që nga fillimi e deri në fund e kontrolluan ndeshjen, derisa dallimi u bë në çerekun e dytë, ku me mbrojtje të fortë, Rahoveci pësoi vetëm 9 pikë, derisa shënoi 25 sosh.

Marvin Jones ishte i pakapshëm për mbrojtjen e Vëllaznimit. Ai luajti me 38 pikë, 6 kërcime, 6 asistime e 3 topa të rrëmbyer, derisa shënoi 7 herë nga vija e treshit në 11 tentimet që i bëri.

Përveç Jonesit te Rahoveci u dalluan edhe Edmond Kryeziu me 15 pikë, Bardhi Rexha me 12 pikë dhe Amadi Ikpeze me 12 pikë e 11 kërcime.

Te Vëllaznimi Chris Hortman luajti me 20 pikë e 7 kërcime, Cedric Council me 18 pikë e 12 kërcime dhe Arion Balluku me 11 pikë e 5 asistime.

Në xhiron e dytë Rahoveci takohet me Pejën, kurse Vëllaznimi me Prizrenin.


 
Të gjitha lajmet nga