PEJA - PRISHTINA
Peja e nis me 100+ pikë ndaj Prishtinës
28 October, 2020 @21:10
Derbi në mes të Pejës dhe Prishtinës, përfundoi me rezultat 107-86 në favor të Pejës.
Ishte një derbi i dominuar nga Peja në çdo çerek të ndeshjes, skuadër kjo që nuk e lëshoi epërsinë deri në fund, për ta regjistruar fitoren e parë të stinorit.
Super ylli i Pejës, Dardan Berisha, ishte koshashënuesi më i mirë te Peja me 25 pikë. Ai luajti edhe me 5 asistime e 4 kërcime.
Te Peja shkëlqyen edhe Drilon Hajrizi me 24 pikë, 11 kërcime e 5 asistime, Robert Cartwright me 22 pikë, 6 asistime e 4 asistime dhe Amel Kuljuhovic me double-double prej 16 pikëve e 12 kërcimeve.
Te Prishtina më i miri ishte Altin Morina, që nuk pushoi në asnjë minutë, duke luajtur 40 minuta, derisa shënoi 28 pikë, 5 kërcime e 3 topa të rrëmbyer.
Gjithashtu nuk pushoi as Arian Qallaku. Ai luajti 40 minuta me 24 pikë, 8 kërcime e 4 asistime, por nuk mjaftuan për fitore.
Peja në xhiron tjetër përsëri do të jetë vendase, derisa e pret Rahovecin në Karagaç, kurse Prishtina e pret Trepçën.