Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (V)

TOP 5-shja e javës në Superligë (V)


16 November, 2020 @12:29

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Në pesëshen e zgjedhur nuk ka lojtarë nga ndeshjet Trepça - Peja dhe Prizreni - Prishtina, pasi që këto ndeshje do të luhen më vonë.

Ekipin e javës e përbëjnë: Valon Bunjaku (Ylli), Isaiah Traylor (Rahoveci), Christopher Hortman (Vëllaznimi), Alban Veseli (Rahoveci) dhe Daniel Regis (Ylli).

Ylli e mposhti Vëllaznimin pas vazhdimeve me rezultat 87-74.

Në këtë ndeshje më të mirët për skuadrën suharekase ishin Valon Bunjaku dhe Daniel Regis. Bunjaku shkëlqeu me triple-double prej 19 pikëve, 12 kërcimeve dhe 11 asistimeve, kurse Regis luajti me double-double prej 10 pikëve e 12 kërcimeve.

Në duelin në mes të Bashkimit dhe Rahovecit, fitues dolën vreshtarët në sekondat e fundit të ndeshjes, duke e mposhtur skuadrën prizrenase me rezultat 87-89.

Isaiah Traylor dhe Alban Veseli me performancat e tyre arritën të hyjnë në TOP 5-shen e javës. Traylor luajti me 28 pikë, 10 kërcime e 8 asistime, derisa Veseli me 25 pikë, 7 kërcime, 3 asistime e 2 topa të rrëmbyer.

Vëllaznimi u mposht nga Ylli pas vazhdimeve, dersa më i miri te skuadra gjakovare ishte Christopher Hortman.

Hortman luajti me 30 pikë, 19 kërcime e 7 asistime, por performanca e tij nuk mjaftoi për fitore, për ta kompletuar pesëshen e kësaj jave.


 
Të gjitha lajmet nga