TEAM OF THE WEEK 19
TOP 5-shja e javës në Superligë (XIX)
19 February, 2019 @20:41
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros XIX të Superligës së Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Ramadan Zekiqi (Trepça), Clayton Everett (Ylli), Dardan Berisha (Prishtina), Blendi Matoshi (Prizreni) dhe Urim Zenelaj (Prizreni).
Me performancën prej 24 pikëve, 7 kërcimeve, 5 asistimeve e 5 topa të vjedhur, më i vogli i Zekiqëve, Ramadani, hyri në pesëshen e javës.
Në ndeshjen që zgjati “2 ditë”, dy lojtarë me performancat e tyre merituan të jenë në pesëshen e javës. Clayton Everett me 32 pikë, 4 kërcime e 4 asistime, ishte më i miri te Ylli, derisa te Prishtina Dardan Berisha ishte afër shifrave magjike triple-double. Ai luajti me 27 pikë, 9 kërcime e 8 asistime.
Pesëshen e javës e përmbyllin dy lojtarë nga Prizreni. Blend Matoshi, i cili luajti me 20 pikë, që ishte shifra më e lartë e stinorit për të dhe Urim Zenelaj me 15 pikë e 8 kërcime.