YLLI - PRISHTINA
Ndeshja 2 ditëshe përfundon pa befasi
17 February, 2019 @19:31
Ndeshja derbi ndërjmet Yllit dhe Prishtinës që u ndërpre dje, ka vazhduar sot nga minuta e fundit e çerekut të tretë.
Përkundër se Ylli u mundua për të bërë befasinë e stinorit dhe iu afrua Prishtinës në 3 pikë, në fund bardhekaltërit nuk lanë vend për befasi duke i mposhtur suharekasit 93-98 [20-26, 21-25, 23-21 dhe 29-26].
Dardan Berisha që luajti pa pushim në ndeshje, ishte më efikasi te Prishtina me 27 pikë të shënuara, 9 kërcime e 8 asistime.
16 pikë e 5 kërcime i shënoi Khalid Boukichou, ndërsa nga 14 pikë shtuan Edmond Azemi e Mikaile Tmusic për bardhekaltërit.
Te Ylli, që luftoi tepër për të shkaktuar befasinë por nuk e arriti, më të dalluarit ishin Clay Everett me 32 pikë dhe Leonard Mekaj me 15 pikë e 9 asistime.
Alban Veseli kreu ndeshjen me double-double prej 10 pikëve dhe 12 asistimeve, ndërsa Garrius Holloman shtoi 13 pikë të tjera.
Pas kësaj ndeshjeje, kompletohet xhiroja e XIX e Superligës, derisa Prishtina vazhdon të jetë e pamposhtur me 19-0, e Ylli ka bilanc 12-7.