ALL STAR 2019
Jayson Tatum fiton garën për shkathtësi
17 February, 2019 @10:35
Lojtari i Boston Celticsit, Jayson Tatum, ka fituar garën për shkathtësi në All Starin 2019.
Tatum në raundin e parë e mposhti Mike Conleyn, më pas në gjysmëfinale qendrën Nikola Jokic, derisa në finale duke shënuar nga gjysma e fushës e mposhti Trae Youngin për ta fituar çmimin.
Sonte pas mesnate në ora 2:00, do të luhet ndeshja kryesore e All Starit 2019.