ALL STAR 2019
Amerika mposhtë Botën
16 February, 2019 @9:18
All Stari 2019 ka filluar me ndeshjen Amerika kundër Botës.
Lojtarët që i kanë mbushur dy vjet në NBA dhe ata që jan rookie (viti i parë), në ora 2:00 pas mesnate e hapën All Starin 2019 që po mbahet në Charlotte.
Skuadra e Amerikës e mposhti skuadrën e Botës me rezultat 161-144, ku MVP është zgjedhur lojtari i Los Angeles Lakersit, Kyle Kuzma.
Kuzma luajti me 30 pikë, 6 kërcime e 2 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Jayson Tatum me 30 pikë të tjera.
Te skuadra e Botës më i miri ishte Ben Simmons me 28 pikë, kurse Luka Doncic luajti me 13 pikë e 9 asistime.
Sonte në ora 2:00 pas mesnate, do të jenë garat për shkathtësi, për 3 pikë dhe për ngulitje.