TEAM OF THE WEEK 18
TOP 5-shja e javës në Superligë (XVIII)
13 February, 2019 @16:42
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros XVIII të Superligës së Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Divine Myles (Prishtina), Meriton Ismaili (Prishtina), Frederick Richardson (Rahoveci), Garrius Holloman (Ylli) dhe Romelo Banks (Ylli).
Divine Myles e Meriton Ismaili, ishin më të dalluarit te Prishtina kundër Bashkimit. Myles ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 32 pikë, kurse Ismaili shënoi 23 pikë, derisa luajti me saktësi 100% në gjuajtjet për 3 pikë dhe ato për 2 pikë.
Frederick Richardson në një ndeshje të vështirë si mysafirë te palestra e Minatorit kundër Trepës, luajti me 23 pikë e 9 kërcime.
“Kullat e Yllit”, Garrius Holloman e Romelo Banks, ishin më të mirët te Ylli përballë Prizrenit. Holloman ishte koshashënuesi më i mirë me 25 pikë, derisa Banks luajti me double-double prej 14 pikëve e 12 kërcimeve.