UNITED BASKETBALL - KERASAN PRISHTINA

Fitorja e tretë për Kerasan Prishtinën
11 February, 2019 @11:22
Kerasan Prishtina duke e mposhtur United Basketball me rezultat 64-80, arriti fitoren e tretë të stinorit.
Donat Rexhepi me double-double prej 22 pikëve e 11 kërcimeve, ishte më i miri te skuadra nga Prishtina, derisa u ndihmua edhe nga Kujtim Ujkani me 20 pikë të tjera.
Te United Basketball më i dalluari ishte Enis Morina me 20 pikë e 11 kërcime.
Kerasan Prishtina me 3 fitore e 9 humbje gjendet në pozitën e nëntë, derisa United Basketball ende nuk ka fitore në 12 ndeshjet e zhvilluara.