PJESA E PARË: LIPJANI - BOREA

Foto: KBLipjani/fb
E thellë epërsia pas pjesës së parë
10 February, 2019 @19:45
Lipjani po tregohet i pamëshirshëm ndaj Boreas që po luan me lojtarë të ri dhe pjesën e parë e ka përfunduar me 31 pikë epërsi.
Pas çerekut të parë 29-10, Lipjani ka tejkaluar çerekun e dytë 26-14 për të përfunduar gjysmën e lojës 55-24.
Musab Mala është më efikasi pas pjesës së parë me 13 pikë të shënuara, ndërsa te mysafirët po dallohet i riu Aron Laja me 11 të shënuara.
Raporti i plotë, pas përfundimit të ndeshjes.