ISTOGU - DON BOSKO
Don Bosko përforcon pozitën e tretë
10 February, 2019 @16:25
Skuadra e Don Boskos, duke e mposhtur Istogun me rezultat 69-82, e përforcoi pozitën e tretë në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll.
Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes te Don Bosko ishte Rinor Ahmeti me 27 pikë, derisa Dion Haxhosaj luajti me double-double prej 18 pikëve. Kontribut në këtë fitore dha edhe Gent Shala me 15 pikë e 7 kërcime.
Te Istogu, Ardit Pepaj luajti me 23 pikë e 7 kërcime dhe Diamant Shabani me 19 pikë e 12 asistime, por nuk mjaftoi për fitore.
Kjo ishte fitorja e 9 për Don Boskon krahas 3 humbjeve që i ka, kurse Istogu ka bilanc prej 6 fitoreve e 6 humbjeve.