VËLLAZNIMI - PENZA
Vëllaznimi kthehet në pjesë të dytë
9 February, 2019 @21:54
Skuadra gjakovare Vëllaznimi, arriti ta mposhtë Penzën me rezultat 75-71.
Penza e kishte mbyllur pjesën e parë në epërsi 27-34, derisa kthimi i kuqezinjëve u bë në pjesën e dytë të ndeshjes, për ta regjistruar fitoren e radhës.
Amerikani Taaj Ridley ishte më i miri te Vëllaznimi. Ai në debutimin e tij luajti me 25 pikë e 9 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Edmond Kryeziu e Atik Koshi, të cilët luajtën me nga 14 pikë secili.
Te Penza më i miri ishte Makuei Puondak me 22 pikë e 14 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.
Vëllaznimi aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 11 fitore e 1 humbje, derisa Penza ka bilanc prej 5 fitoreve e 7 humbjeve deri më tani.