PRISHTINA E RE - DRITA
Fitorja e parë pranverore për Prishtinën e Re
10 February, 2019 @19:14
Vjen fitorja e parë pranverore për Prishtinën e Re.
Kryeqytetasit sot triumfuan me rezultat 103-72 ndaj Dritës, në një takim i cili kaloi me dominim të plotë të vendasve.
Pesë lojtarë të ndryshëm shënuan pikë dyshifrore te Prishtina e Re, prej tyre më së shumti Luftim Cikaqi (20), kurse te mysafirët nga Gjilani sonte u veçua Milaim Jetishi me 23 pikë.
Fitorja e sontme bën që bilanci i Prishtinës së Re të jetë 5-7, kurse Drita momentalisht ka bilanc 6-6.