LIPJANI - BOREA
Lipjani shënon rekord në fitore
10 February, 2019 @21:06
Pas 18 xhirove të zhvilluara dhe Boreas së dobësuar, Lipjani ka shënuar rekord pikë në një ndeshje të Superligës.
Skuadra e Lipjanit për herë të parë në histori të klubit ka shënuar 125 pikë në një ndeshje të Superligës, ndërsa Borea u ndalë në 57, për të mbetur e fundit në tabelë.
Njëkohësisht, kjo ka qenë edhe fitorja më e thellë e Lipjanit e arritur në Superligë.
Fitorja e Lipjanit asnjëherë s’u vu në dyshim, ndërsa epërsia ngritej pas çdo çereku 125-57 [29-10, 26-14, 32-15 dhe 38-18].
Pesë lojtarë të Lipjanit shënuan sonte pikë dyshifrore, ndërsa më efikasi ishte Arian Mehmeti me 27 të shënuara.
Te Borea u dallua i riu Aron Laja që kreu ndeshjen me double-double prej 24 pikëve dhe 11 kërcimeve.