HAWKS - LAKERS

FOTO / nba
James me triple-double, s’mjaftoi për fitore
13 February, 2019 @9:29
Los Angeles Lakers u mposht nga Atlanta Hawks me rezultat 117-113.
Super ylli i Lakersave, LeBron James, bëri çdo gjë për fitore por performanca e tij nuk mjaftoi. Ai luajti me shifrat magjike triple-double prej 28 pikëve, 16 asistimeve e 11 kërcimeve.
Te Atlanta luajtën gjashtë lojtarë me pikë dyshifrore, derisa prej tyre u dallua më së shumti Trae Young me 22 pikë, 14 asistime e 6 kërcime.
Lakers akualisht ka bilanc prej 28 fitoreve e 29 humbjeve dhe gjendet në pozitën e 10 në Konferencën Perëndimore, derisa për Atlantën kjo ishte fitorja e 19 krahas 38 humbjeve që i ka.