MR. TRIPLE DOUBLE

Westbrook thyen rekordin 51 vjeçar
12 February, 2019 @10:19
Një ndeshje historike e përjetuan të pranishmit në Oklahoma City Thunder - Portland Trail Blazers.
Ndeshja përfundoi në favor të Oklahomës me rezultat 120-111, por në qendër të vëmendjes ishte super ylli Russell Westbrook.
Westbrook luajti me shifrat magjike triple-double prej 21 pikëve, 14 kërcimeve e 11 asistime, derisa kjo ishte e 10-ta ndeshje rresht që luan me këto shifra, gjë të cilën nuk e kishte arritur askush deri më tash.
Russell Westbrook ia theu rekordin e legjendës Wilt Chamberlain, i cili e mbante që nga viti 1968 me 9 triple-double rresht.