VUSHTRRIA (F) - BASHKIMI (F)
TOPSPORTI/ Arian Paçarizi
Bashkimi pësoi vetëm 17 pikë, vazhdon seria
11 February, 2019 @11:36
Vashat Bashkimit duke pësuar vetëm 17 pikë gjatë 40 minutave lojë, e mposhtën Vushtrrinë me rezultat 17-106.
Gjatë ndeshjes më e dalluara te Bashkimi ishte Erjona Krasniqi me 22 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Aulona Muhadri me 19 pikë të tjera.
Kjo ishte fitorja e 9 rresht për Bashkimin në po aq ndeshje të zhvilluara, derisa për Vushtrrinë bilanci është e kundërta, 0 fitore e 9 humbje.