SFERA (F) - VËLLAZNIMI (F)

Fitore me vlerë Play Offi nga Vëllaznimi
11 February, 2019 @11:39
Një fitore me vlerë shumë të madhe erdhi nga vashat e Vëllaznimit.
Skuadra gjakovare e mposhti Sferën me rezultat 64-68.
Më të dalluarat në ndeshje ishin Festa Bicurri me 24 pikë, Rina Hoda me 18 pikë, Diellëza Leti me 13 pikë dhe Ilirjana Golaj me 11 pikë.
Vëllaznimi së bashku me Kastriotin kanë bilanc prej 5 fitoreve e 4 humbjeve, por Vëllaznimi për shkak të koshaverazhit aktualisht gjendet në pozitën e pestë, derisa Sfera 2 fitore e 7 humbje është kah fundi i tabelës.