STATISTIKAT
Më të mirët e fazës së dytë në FIBA Europe Cup
14 February, 2019 @23:46
Pas përfundimit të fazës së dytë grupore të FIBA Europe Cup 2018/19, faqja zyrtare e kësaj gare ka bërë një artikull ku ka paraqitur basketbollistët më të mirë të kësaj gare sipas statistikave.
Në total, sipas indeksit të vlefshmërisë së lojtarit, më efiçenti nga të gjithë ka qenë basketbollisti i Donar Groningenit, Lance Jeter që ka kryer këtë fazë me indeks vlefshmërie 22.8. Pas tij janë renditur: Strahinja Milosevic (Szolnoki) 21.3 dhe Assem Marei (Karsiyaka) 20.6.
Te pikët, me mesatare më të mirë ka qenë Daequan Cook që luan për Ironi Ness Zionan. Ai ka kryer këtë fazë me 20.8 pikë për ndeshje, para Strahinja Milosevicit (Szolnoki) 20.7 dhe Sek Henry (Karsiyaka) 19.8.
Në kërcime, lider është Assem Marei (Karsiyaka) me mesatare prej 9.6 kërcimesh për ndeshje, para Mikael Hopkinsit (Balkan Botevgrad) 9.5 dhe Strahinja Milosevic (Szolnoki) 9.
Kurse te asistimet më i miri ka dalë Cameron Wells i Wurzburgut. Ai ka përfunduar këtë pjesë të garave me mesatare 7.8, para Trae Goldenit të Avtodor Saratovit 7.0 dhe Maurice Watson Jr (Leiden) 6.5.