PARA NDESHJES SË FUNDIT
Yjet e Kosovës mblidhen të hënën
14 February, 2019 @15:51
Yjet e reprezentacionit të Kosovës në basketboll do të mblidhen të hënën, ka bërë të ditur FBK-ja sot.
Lojtarët do të kenë kohë 6 ditë për tu përgatitur sa më mirë për duelin e fundit të grupit, ndaj Rumanisë.
Stërvitjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, prej 18 deri më 23 shkurt prej orës 10:00-12:00 dhe prej 19:00-21:00.
Për shkak të lëndimeve, siç dihet Gëzim Morina dhe Scott Bamforth nuk janë ftuar, ndërsa ekipi shpreson që të përgatitet sa më mirë për këtë ndeshje, që të jetë motiv për parakualifikimet e fundit për Eurobasket 2021, që luhen në gusht.
Raundi shtesë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht, ndërsa emrat e kundërshtarëve Kosova do t’i mësojë në shkurt pas ndeshjes kundër Rumanisë.
Lexo edhe: FTESAT E KOSOVËS